Fjolla Morina njoftoi mbrëmjen e djeshme se i ka dhënë fund beqarisë me Fisnik Sylën. Lajmin e bëri me dije përmes një postimi në Facebook, e cila ndërroi statusin nga “beqare” në “e martuar”. Ndërkohë, biznesmeni ka publikuar dhe foton e parë si të martuar.
“Lovely Fjolla Morina”, ka shkruar biznesmeni shoqëruar me një zemër. Kujtojmë që Fjolla pas arrestimit, u kritikua gjithashtu për lidhjen me Sylën, pasi u raportua se ka qenë shkaktare e ndarjes me ish bashkëshorten.
LEXO EDHE: La bashkëshorten për Fjolla Morinën? Fisnik Syla thyen më në fund heshtjen
Lidhur me këto lajme reagoi vetë biznesmeni, ku shprehej se martesa e tij përfundoi kohë më parë, para se Fjolla të bëhej pjesë e jetës së tij. “Unë tani kam jetën time dhe jam më i lumtur se çdo herë në jetë sepse kam gjetur shpirtin tim binjak.”, shkroi ai. /abcnews.al