La bashkëshorten për Fjolla Morinën? Fisnik Syla thyen më në fund heshtjen

schedule19:54 - 17 Nëntor, 2020

schedule 19:54 - 17 Nëntor, 2020

Partneri i Fjolla Morinës ka thyer më në fund heshtjen dhe ka folur rreth lajmeve që kanë qarkulluar se shkak i ndarjes nga ish-bashkëshortja është bërë këngëtarja. Përmes një postimi të gjatë në rrjete sociale, biznesmeni shkruan se martesa e tij mori fund para se të njihej me këngëtaren dhe se tashmë ndihet i lumtur në krahët e saj pasi ka gjetur shpirtin e tij binjak.

Unë tani kam jetën time, dhe jam i lumtur më shumë se çdoherë në jetë sepse kam gjetur shpirtin binjak, njeriun e zemrës me të cilën së shpejti do të martohem. Fëmijëve të mi nuk do t’ju mungojë asnjë gjë në botë, as dashuria ime dhe as dashuria dhe përkrahja e familjes time. Të gjithë atyre që flasin dhe paragjykojnë pa dije, ju uroj që të gjeni dhe ju fatin e jetës që më në fund e gjeta dhe unë.”, ka shkruar ndër të tjera Syla.

Bizmesmeni i propozoi për martesë këngëtares pak kohë pasi Morina u arrestua nga policia për armëmbajtje pa leje. Këngëtarja pranoi autorësinë e armëve duke thënë se i kishte harruar në çantë, ndërsa shoqërohej me Sylën dhe shoferin Fitim Muji. Gjithashtu, këngëtarja ka bërë me dije se dasma do të mbahet më shpejt sesa mendohet. /abcnews.al