I dha lamtumirën Barcelonës, Traore rikthehet në Premier League

schedule15:30 - 2 Korrik, 2022

schedule 15:30 - 2 Korrik, 2022

Adama Traore është larguar nga Barcelona, pasi i ka përfunduar huazimi në fund të qershorit, me klubin katalanas që nuk aktivizoi opsionin e blerjes.

Sulmuesi spanjoll përfundon kështu një gjysmë sezoni në Barcelonë, ashtu si Luuk de Jong, i cili u rikthye te Sevilla.

Anësori 26-vjeçar është sërish një opsion për trajnerin Bruno Lage dhe në datën 30 ka ndjekur stërvitjen në Wolverhampton. /f.a/abcnews.al