I dha fund martesës pas 22 vitesh, David Guetta “kapet mat” me modelen seksi

schedule16:42 - 12 Prill, 2021

schedule 16:42 - 12 Prill, 2021

Edhe 53-vjeç, David Guetta vazhdon të mbetet një nga DJ më të pëlqyer në të gjithë botën.

Ai është i dashuruar me 25 vjeçaren Jessica Ledon, ndërsa kohëve të fundit çifti është i pandashëm. Ata shfaqen kudo së bashku dhe padyshim janë në qendër të mediave rozë.

Së fundmi, çifti u pa në një plazh në Miami, ku ata silleshin si adoleshentë të dashuruar.

 

Më herët Guetta ishte martuar me Cathy Guetta, me të cilën ka dy fëmijë. Çifti u divorcua në vitin 2014, dhe disa muaj më vonë u bë publike lidhja e tij me 25-vjeçaren, për të cilën shumë spekuluan se ishte arsyeja e divorcit./abcnews.al