I dërguari special i Kinës do të vizitojë Ukrainën, Rusinë dhe BE-në

schedule14:29 - 28 Shkurt, 2024

schedule 14:29 - 28 Shkurt, 2024

Kina tha se i dërguari i saj i posaçëm për çështjet euroaziatike Li Hui do të vizitojë Ukrainën, Rusinë dhe Bashkimin Europian, si dhe Gjermaninë, Poloninë dhe Francën duke filluar nga 2 marsi, në përpjekje për të nxitur një zgjidhje politike të konfliktit midis Moskës dhe Kievit.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Jashtme e Pekinit, sipas së cilës Li do të marrë pjesë në raundin e dytë të përpjekjeve diplomatike.

Li vizitoi rajonin vitin e kaluar si pjesë e përpjekjeve për të ndërmjetësuar konfliktin, duke zhvilluar bisedime në Moskë, Kiev dhe një mori kryeqytetesh europiane.

Kina ka deklaruar se është një palë neutrale në luftën e Ukrainës, por është kritikuar se ka refuzuar të dënojë Moskën për pushtimin e saj në shkurt 2022.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!