I dërguan në spitalin e Bilishtit, pastaj i rikthyen në tokën neutrale: Situatë e rëndë me emigrantët e ngecur në Kapshticë

schedule11:00 - 7 Prill, 2020

schedule 11:00 - 7 Prill, 2020

Prej ditësh situata në pikën kufitare të Kapshticës vijon të jetë e rënduar, për shkak se disa emigrantë kanë mbetur të bllokuar, nga situata e koronavirusit.

Gazetarja Ledjona Xheladinaj tha për abcnews.al se emigrantët janë ende të bllokuar dhe se sot pritet një përgjigje, se çfarë do të ndodhë me ketë situatë.

“Na është komunikuar se do të ketë një përgjigje nëse do të lejohen apo jo të gjithë. Në këto momente situata është e qetë, emigrantët vijojnë të qëndrojnë të bllokuar në “tokën neutrale”.

Pala greke nuk i lejon të kthehen mbrapsht, përveç personave që janë të pajisur me dokumente.

Ndërkohë asnjë nga autoritetet shqiptare nuk i kanë dërguar ushqime. E vetmja që ka ofruar ndihmë me disa ushqime, apo disa mjete për të ndezur zjarr, është pala greke. Më shumë se 30 emigrantë vazhdojnë ende të jenë bllokuar.

Ditën e djeshme janë lejuar 17 prej tyre të kalojnë, por një pjesë e tyre janë kthyer sërish në tokën neutrale, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore”, raportoi për abcnews.al gazetarja Ledjona Xheladinaj./abcnews.al