I dënuar përjetë në Itali, si u kap “i rrezikshmi” pjesë e grupit grabitës të vilave luksoze

schedule21:42 - 12 Prill, 2021

schedule 21:42 - 12 Prill, 2021

Hektor Qirjazi është një nga të ndaluarit e policisë, gjatë një operacioni të zhvilluar pasditen e sotme, afër Saukut. Ai është një emri i njohur për policin, ndërsa njihej edhe me emrin Dorian. Mësohet se Hektor Qirjazi është në kërkim nga Italia, për shkak se është dënuar me burgim të përjetshëm për grabitje me armë në banesa. Ndërkohë në kërkim është shpallur edhe nga autoritetet në Greqi. Qiriazi akuzohet se ka qenë pjesë e një grupi grabitësish të cilët kanë vjedhur e grabitur shumë banesa. Në Itali ky person është shpallur në kërkim që nga viti 2013.

Ndërkohë në aksionin e pasdites së sotme në total janë ndaluar së paku 5 persona. Sipas policisë ata akuzohen  për gjobëvënie dhe shpërndarje droge. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra ka siguruar pamjet e momentit kur agjentët e policisë ndërhyjnë në autostradë duke i ndaluar personat e dyshuar. Grupin e goditur, policia e cilëson si të rrezikshëm.

I ndaluari, po hetohet edhe si pjesë e një grupi që merrej me vjedhje në vilat luksoze, në zonën e Saukut, te Liqeni i Thatë. /abcnews.al/