Policia në Durrës ka ndaluar një 24-vjeçar që është i dënuar për transportim emigrantësh të paligjshëm. Mësohet se në kuadër të operacionit policor të koduar “Qafë Plloça”, i finalizuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë më 3 mars 2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan Eralind Pirraçi, banues në Durrës.
I riu është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë me 5 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Pirraçi, më 3 mars të 2020, në bashkëpunim me tre persona të tjerë që janë arrestuar në kuadër të këtij operacioni u kapën duke transportuar me një mjet tip “Volkswagen” dhe një mjet tip “Benz”, 8 emigrantë të paligjshëm, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit prej 300-350 euro. Emigrantëve u është premtuar që do t’i kalonin drejt vendeve të BE-së.
Eralind Pirraçi iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, për veprime të mëtjeshme. s.b/abcnews.al/