I dënuar për shpërthim me eksploziv, kush është autori që i vuri flakën noterisë në Sarandë (EMRI-FOTO)

schedule11:25 - 7 Qershor, 2022

schedule 11:25 - 7 Qershor, 2022

Marjos Sinani është 41 vjeçari që i vuri flakën zyrës së noterit Aleko Anagnosti në Sarandë.

Sinani rezulton i dënuar me parë për shkatërrim të pronës me eksploziv dhe për zjarrvënie.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se 41-vjeçari e ka vënë zjarrin edhe në zyrën noteriale të Anagnostit.

Për pasojë janë djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës) që mbahej nga avokati në ambientet e zyrës.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar veshmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.

Lexo edhe: I vuri flakën zyrës së noterit në Sarandë, arrestohet autori, zbardhet ngjarja: U dogjën dokumente

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!