I dënuar në Rusi për spiunazh, ish marinsi amerikan sulmohet nga një i burgosur

schedule15:25 - 29 Nëntor, 2023

schedule 15:25 - 29 Nëntor, 2023

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili po vuan dënimin në një burg në Rusi për spiunazh, është sulmuar një i burgosur.

“Një i burgosur e goditi me grusht në fytyrë dhe i theu syzet. Paul është një objektiv sepse është amerikan dhe ndjenjat anti-amerikane nuk janë të rralla në mesin e të burgosurve të tjerë,” tha David Whelan, vëllai i amerikanit të burgosur.

Ai tha se incidenti ndodhi në një punishte në një burg në Rusinë qendrore dhe shtoi se rojet nuk hyjnë në atë zonë të burgut, duke theksuar se vëllait të tij i erdhën në ndihmë të burgosur të tjerë.

/abcnews.al