I dënuar në Itali për krime seksuale/ Pranga 50-vjeçarit në Elbasan, pritet ekstradimi

schedule11:09 - 12 Qershor, 2025

schedule 11:09 - 12 Qershor, 2025

ELBASAN- Një 50-vjeçar i dënuar në Itali me shtatë vjet burg për krime kundër personit dhe krime seksuale është arrestuar në qytetin e Elbasanit.

Bëhet fjalë për Zamir Halili, 50 vjeç. Ai ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë.

Gjykata e Sienas, Itali, në vitin 2014, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për plagosje, dhunë në familje dhe marrëdhënie seksuale me dhunë. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur rreth 6 vjet e 9 muaj burgim.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 50-vjeçarit, në Itali./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!