I dënuar me burg për vepra të ndryshme penale, kapet 27 vjeçari në Kukës

schedule09:04 - 22 Dhjetor, 2020

schedule 09:04 - 22 Dhjetor, 2020

Policia e Kukësit ka vënë në pranga një  27 vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim.

Sipas uniformave blu 27-vjeçari ishte dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Kapet dhe ndalohet 27-vjeçari i dënuar me 5 muaj burg, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Efektivët e DVP Kukës, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim E.O, 27 vjeç, banues në Kukës.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës, e ka dënuar me 5 muaj burg,  për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik“”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!