I dënuar me 6 muaj burg për grabitje, arrestohet në Elbasan 58-vjeçari

schedule11:49 - 30 Nëntor, 2023

schedule 11:49 - 30 Nëntor, 2023

Një 58-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi ishte i shpallur në kërkim për grabitje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve në terren, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, e kanë kapur në fshatin Papër.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar 58-vjeçarin me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

Sakaq veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Komisariati i Policisë Durrës.

/abcnews.al/