I dënuar me 13 vite burg për trafik droge në Milano, kapet  “Titi Ukes”

schedule08:30 - 10 Maj, 2019

schedule 08:30 - 10 Maj, 2019

Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana arrestuan një person për llogari të drejtësisë Italiane. Ai është 48-vjeçari Astrit (Nimani) Limani, i njohur edhe si “Titi Ukes”.  Ky person ishte  shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata ne Milano në Itali e ka dënuar me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik te narkotikëve. Më herët Limanit i janë sekuestruar 10 milionë euro pasuri me vendim të Gjykates së Lezhës. Siç thuhej atëkohë në deklaratat zyrtare të policisë e Prokurorisë, në total u sekusestruan tre pallate me 230 apartamente banimi dhe një hotel.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestohet një shtetas shqiptar me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana,  arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.L.48 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Milano/ Itali e ka dënuar këtë shtetas  me 13 vite burg, për kryerjen e veprës penale “Organizatë kriminale me qëllim trafik të narkotikëve”, parashikuar nga  nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë për veprime të mëtejshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!