I dënuar me 12 vjet burg/ Arrestohet tetovari në Durrës, pritet ekstradimi në Maqedoninë e Veriut

schedule12:57 - 13 Qershor, 2025

schedule 12:57 - 13 Qershor, 2025

DURRËS– Një 37-vjeçar nga Tetova e Maqedonisë së Veriut është arrestuar në Durrës me qëllim ekstradimi. Bëhet fjalë për Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.

Në muajin shkurt 2023, shqiptari ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!