I çmendur pas aventurave, 50-vjeçari tregon eksperiencën në kitesurfing

schedule14:52 - 14 Nëntor, 2020

schedule 14:52 - 14 Nëntor, 2020

 

Artur Sulejmani, një i apasionuar pas sporteve ekstreme ka rrëfyer për emisionin “Nuk është karantinë” me moderatorin Eni Shehu pasionin që ka për kitesurfing. 50-vjeçari pasi ka provuar çdo lloj sporti të mundshëm nga mundja tek boksi, katareja, çiklizmi dhe noti, më në fund ka gjetur dashurinë tek kitesurfing.

50-vjeçari zbuloi këtë sport ekstrem katër vite më parë dhe prej asaj kohe, ai gjen mundësinë çdo ditë të sfidojë erën dhe detin. Ai shprehet se ky sport është një art më vete që të fut në botën e çudirave.

“Ky është një sport që të fut pak në botën e çudirave. Sot të lozësh me top lozin të gjithë, të pish një kafe e bëjnë të gjithë kurse të lozësh me erën, të ekuilibrohesh me të, të lozësh me dallgët dhe të sinkronizohesh me të, t’i buzëqeshësh njerëzve nga një mot ekstrem ku të gjithë tkurren dhe tmerrohen, dhe kur buzëqeshja ty të rri në buzë në një kohë kur të gjithëve iu ngrin ky është një art më vete.”, shprehet Arturi. /abcnews.al