I burgosur nga Drenica që vrau ushtarin rus: Ia rrëmbeva kallashnikovin dhe e qëllova në çast

schedule09:30 - 17 Maj, 2022

schedule 09:30 - 17 Maj, 2022

Një i burgosur nga Drenica ka rrëfyer se si e ka vra ushtarin rus, kur ishte në moshën 14-vjeçare.

Ai tha se ushtarit ia ka rrëmbyer armën dhe e ka vrarë në çast. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2000.

“Në janar të vitit 2000 u regjistrova në shkollë të mesme në Skënderaj, me çantë të shkollë duke shkuar e pash një ushtar rus në sheshin “Adem Jashari”, u kanë truprojë i gjeneralit…aty disa persona e shajshin ushtarin rus edhe unë u afrova fillimisht…ja rrëmbeva kallashnikovin ushtarit rus edhe e kam bë vrasjen në çast”, tha ai në emisionin “n’burg” në RTV Dukagjni.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!