I bllokuar nën rrënoja, i riu publikon videon tronditëse: Nuk di a do të vdes apo do të mbijetoj

schedule08:37 - 8 Shkurt, 2023

schedule 08:37 - 8 Shkurt, 2023

Një video e re tronditëse është virale kudo në rrjetet sociale. Një djalë i ri filmon vendin ku është bllokuar, ndërsa pallati ku jeton është shembur. I riu tregon se në çfarë situate ndodhet, ndërsa përmend se nuk është i sigurt që mund të nxirret i gjallë.

“Nuk e di nëse do të jetoj apo do të vdes. Nuk di si ta përshkruaj këtë ndjenjë të dikujt që po kalon këtë nën rrënoja.

Siç mund ta shihni unë jam nën rrënoja. Janë më shumë se katër familje dhe fqinjët tanë. Nuk di si ta përshkruaj”, tha i riu.

Në fakt, teksa ai është duke filmuar, pranë tij dëgjohen zëra të tjerë, ndoshta nga pjesëtarë të tjerë të familjes ose nga një banesë fqinje.

/abcnews.al