I biri lindi me 28 Nëntor, Gold Ag e uron me fjalët e bukura: Urime shpirti i babit, jetofsh sa Shqipnia

schedule15:08 - 28 Nëntor, 2022

schedule 15:08 - 28 Nëntor, 2022

Dy vite më parë, Gold Ag u bë baba për herë të parë. Djali i tij, Gueril erdhi në jetë me 28 Nëntor. Reperi nuk mund të ishte më i lumtur se kaq pasi ishte shprehur dhe më parë se dëshironte shumë që i biri të vinte në jetë në një datë kaq të rëndësishme për shqiptarët.

Sot, vogëlushi bën dy vjeç dhe me ardhjen e mesnatës reperi i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla. Teksa ka ndarë një foto të Guerilit të veshur me veshje popullore, reperi ka shkruar: “Urime ditëlindjen shpirti i babit, jetofsh sa vet Shqipnia 🇦🇱❤️ GUERIL.”

 

/abcnews.al