Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorin e eksplozivit që u vendos të shtunën në oborrin e një shtëpie. Pas hetimeve u zbulua se personi i dyshuar për këtë ngjarje është djali i shtëpisë. Sipas policisë ai kishte konflikte pronësie me babain e tij Frederik Osmeni. Nga shpërthimi i tritolit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Denoncimi për ngjarjen u bë nga kryefamiljari Frederk Osmeni.
Njoftimi i Policisë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 00:40 të datës 30 mars 2019, ku në oborrin e banesës së shtetasit F. O., ka shpërthyer një sasi eksplozivi duke shkaktuar vetëm dëmtime të vogla materiale, pas hetimeve intensive të Policisë së Vlorës është bërë e mundur zbardhja e ngjarjes, motivit të saj, si dhe identifikimi e shpallja në kërkim e autorit të dyshuar.
Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i shtetasit F. O., (shtetasi E. O.,).
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe konflikteve të vazhdueshme midis tyre.
Vijon puna për kapjen e shtetasit E. O., të shpallur në kërkim.
Materialet në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme. /abcnews.al