I biri i simfonikut të fundit shkodran, Gjon Kapidanit kujton momentet me të atin: Filloi të më trajtonte si shokë

schedule14:06 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:06 - 1 Qershor, 2023

Muzikanti i mirënjohur, Gjon Kapidani do të mbahet mend gjithmonësi simfoniku i fundit shkodran. Ai ishte vazhdues i veprës së Jakovës, Harapit dhe Zadejës.

Mirëpo, ka lënë pas dhe një trashgimtar në muzikë, i cili është djali i tij, artisti i muzikës ‘jazz’, Markelian Kapidani. Ky i fundit gjatë një rrëfimi në emisionin “Pas Mesnate” në ABC News, ka treguar i emocionuar disa nga kujtimet që i ati i la.

Ndër të tjera, Markeliani kujtoi edhe bisedat e tyre, në të cilat mbizotëronte muzika si fenomen.

“Kujtimi i parë është i instrumentit, i dyti është i studimit të jazzit, kujtimi i tretë është kur kam marrë diplomën për piano dhe isha në periudhën e përgatitjes për kompozicion në Akademi. Prej gëzimit më pati dhuruar një orë elektronike, si kanë qene ato orët e dikurshme. Edhe që në atë moment, ai filloi të më trajtonte si shokë, nuk isha më i biri i tij, por në një farë mënyre isha shoku i tij.

Në bisedat tona mbizotëronte muzika, po jo si muzikë, por si fenomen social, si fenomen edukues. Në atë kohë unë isha nën influencat e Niçes dhe fillova të lexoj si të thuash filozofë gjermanë. Më vonë rash në kontakt me idetë Frojdiane, me psikoanalizën dhe isha në një farë mënyre i drejtuar drejt këtyre qasjeve filozofike dhe shihja muzikën gjithmonë”, u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!