I biri i dedikon libër Kadri Roshit për 100-vjetorin e lindjes: Më janë dashur tre vite punë, ja çfarë zbulon kopertina

schedule10:10 - 6 Mars, 2024

schedule 10:10 - 6 Mars, 2024

“Në jetët e të tjerëve”, është libri që djali i Kadri Roshit, Kliti Roshi i ka dedikuar babait të tij për 100-vjetorin e lindjes. I ftuar në emsionin “Pas Mesnate”, ai tha se për këtë libër i janë dashur tre vite punë dhe një angazhim shumë i madh.

Sa i përket, kopertinës ku i madhi Kadri Roshi shfaqet duke peshkuar, Kliti e konsideroi një gjetje të Ferit Lamaj, i cili e kishte shkrepur këtë foto në Divjakë.

“Të them të drejtën nuk është gjetja ime, ndërkohë që i kërkova për të shkruar ezopit shqiptar Ferit Lamaj, i kërkova dhe ndonjë fotografi që mund të kishte. Më tha do të të jap një, por me një kush. Çfarë?, i thash. Dua që ta kesh në kopertinë të librit. Shiko, i thash mos më vë në pozitë të vështirë, se kam shumë fotografi. Kjo që do të të çoj unë, është dhe pikë. Edhe më çoi këtë fotografi, që e ka shkrepur ai në Divjakë, gjatë kohës që xhironin fabulat. Peshkimi dhe teatri kanë qenë hobit e tij më të çmendura dhe duhani, janë miqtë e tij të përjetshëm që e kanë shoqëruar në sekondat e fundit të jetës. Bisedova me Bashkim Hoxhën që është dhe redaktori i librit, i thash shiko për ndonjë titull. Kjo punë është tre vjet, nuk u bë tani. Ka qenë një ngarkesë shumë e madhe për mua. Nuk isha marrë ndonjëherë me gjëra të tilla, qoftë me eventin, qoftë me librin dhe i kërkova një titull. Kam lexuar nja 5-6 nga shkrimet që kam lexuar dhe shoh që shkojnë nga shkojnë, fillojnë me Kadriun dhe kthehen në ‘A doni më për Behlulin’. Edhe dashur pa dashur, këta njerëz flasin për Kadriun por flasin për veten dhe kështu doli ‘Kadri Roshi në jetët e të tjerëve’”, u shpreh Kliti Roshi./abcnews.al