I biri i dedikon Arditit fjalët emocionuese që çdo baba do t’i donte

schedule09:57 - 7 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 7 Tetor, 2020

Jon Gjebrea, djali i producentit Ardit Gjebrea ka qenë kohët e fundit në qendër të mediave rozë. Ai u përfol se i ka dhënë fund fejesës dyvjeçare, por Jon nuk reagoi lidhur me këtë lajm.

LEXO EDHE: Pas dy vitesh, djali i Ardit Gjebreas i jep fund fejesës me vajzën e biznesmenit

Ndërsa sot ai ka postuar në Instagram një foto, ku shihet krah të atit. Ata shfaqen shumë të qeshur dhe përqafuar me njëri-tjetrin.

“Heroi i parë i një djali është babai i tij”, shkruan Joni krah fotos.

Kujtojmë që marrëdhënia mes të dyve ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë dhe ata nuk kanë nguruar ta shfaqin dashurinë për njëri-tjetrin publikisht. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!