Ish-zonja e parë, Melania Trump ka uruar publikisht djalin e saj për ditëlindje. Ajo ka zgjedhur të publikojë në ‘Twitter’ një foto, ku shfaqeshin dy tollumbace të zeza për festën e tij.
“Gëzuar ditëlindjen”, shkruante Melania krah postimit.
Happy birthday BWT ❤️❤️❤️ pic.twitter.com/8AVZEhLeMg
— MELANIA TRUMP (@MELANIATRUMP) March 20, 2021
Ndërkohë shumë përdorues të ‘Twitter’ reaguan ndaj dekorimeve të pazakonta ndërsa të tjerët e mbrojtën ish-zonjën e parë.
“Ju mund të kishit gjetur një foto më të gëzuar”, shkroi një përdorues.
Ndërsa kishte dhe nga ata ndjekës që shkruan se të gjithë po e ekzagjeronin, pasi ajo thjesht po uronte të birin./abcnews.al