Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I bie shkëmbi, teksa ishte duke punuar/ Vlorë, plagoset 43-vjeçari, dërgohet te Spitali i Traumës

schedule17:23 - 22 Dhjetor, 2025

schedule 17:23 - 22 Dhjetor, 2025

Një person 43 vjeç është aksidentuar gjatë punës në Borsh, teksa po kryente gërmime me një mjet skrep.

Sipas informacioneve paraprake, gjatë punimeve një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi mjetin e rëndë, duke shkaktuar dëmtime si në mjet ashtu edhe tek drejtuesi i tij. Për pasojë, punëtori ka mbetur i plagosur.

I lënduari është transportuar fillimisht drejt spitalit të Sarandë, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa për shkak të gjendjes së tij është nisur më pas drejt Spitali i Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë ngjarjen ndërsa 43-vjeçari i identifikuar si Ardian Hysi ka marrë dëmtime dhe fraktura në gjymtyrët e poshtme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!