I bie nga makina djali 4-vjeçar, babai e kupton vetëm kur arrin në shtëpi

schedule22:58 - 26 Dhjetor, 2019

schedule 22:58 - 26 Dhjetor, 2019

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një fëmijë 4-vjecar ka rënë nga dritarja e makinës që drejtohej nga i ati. Babai ka vënë re mungesën e tij vetëm kur ka mbërritur në shtëpi.

Fëmija është gjetur nga kalimtarët pa ndjenja dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin rajonal të Shkodrës.

Hilmi Kurtaj nuk e ka vene re se djali i tij Selaudin Kurtaj i ka rene nga makina.Kurtaj po udhëtonte drejt qytetit të Shkodrës e në sediljen e pasme të makinës kishte katër fëmijët e tij.

Duket se fëmija ka hapur dritaren e mjetit dhe nga pakujdesia ka rënë jashtë makinës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Urës së Bardhajve në Shkodër.

Vogëlushi është gjetur pa ndjenja nga kalimtarë të rastit, të cilët e kanë transportuar në Spitalin Rajonal të Shkodrës. I ati, Hilmi Kurtaj ka konstatuar mungesën e të birit, vetëm kur ta mbërritur në banesë në qytetin e Shkodrës.

Mjeku i Urgjences Astrit Lahi sqaron se gjendja e femijes vazhdon te jete e rende per shkak edhe te demtimeve ne koke….

Policia ka shoqëruar Hilmi Kurtajn dhe ka nisur hetimet rreth kesaj ngjarjeje , ndersa 4 vjecari po mbahet në repartin e reanimacionit në spitalin rajonal për shkak të gjendjes së rëndë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!