Mustafa Martinaj kërkon drejtësi për djalin e tij Ervis Martinaj, i cili prej gushtit të vitit 2022 ka shkëputur kontaktet me familjarët dhe është shpallur person i zhdukur.
Për hërë të dytë Mustafa Martinaj u paraqit në Gjykatën e Posaccme në procesin që po zhvillohet ndaj djalit të tij, lidhur me kërkesën e SPAK për konfiskimin e disa pasurive që nuk justifikohen nga burime të ligjshme.
Seanca gjyqësore nuk u zhvillua për shkak se munguan dy avokatë mbrojtës, teksa jashtë kamerave Martinaj tha për gazetarët se autoritetet nuk kanë bërë asnjë përpjekje për të zbardhur ngjarjen e zhdukjes së djalit të tij.
Ai tha se ka në prokurorinë e Kurbinit ka dhënë kordinatat e sakta dhe emrat konkretë të personave që mund të jenë të përfshirë, megjithatë nuk është bërë asnjë lëvizje dhe ccështja është lënë në harresë.
Sipas tij, drejtues të policisë kriminale gjatë viteve të fundit kanë qenë të interesuar që të mos zbardhej ngjarja, duke shtuar se i ka thënë të gjitha edhe në Prokurorinë e Posaccme, por që prej asaj kohe nuk është interesuar askush.
SPAK ka kërkuar në gjykatën e posaccme konfiskimin e 34 pasurive të Ervis Martinaj dhe të personave të lidhur me të, prona të cilat kapin vlerën mbi 10 milionë euro.
Organi i akuzës dyshon se Martinaj ka siguruar mjetet dhe kushtet për vrasjen e shtetasit Endrit Dokle. Ndaj Ervis Martinaj u lëshua masë sigurie në kuadër të megaoperacionit të koduar Plumbi i Artë, ku Nuredin Dumani me statusin bashkëpunëtor drejtësie, rrëfeu për prokurorët e ccështjes së Martinaj i kishte ofruar 500 mijë euro për vrasjen e Indrit Dokles.
Por prej 4 vitesh, policia e shtetit dhe asnjë institucion tjetër nuk kanë deklaruar zyrtarisht asnjë informacion që mund të lidhet me vendndodhjen e tij.


