I arrestuar për atentatin në Don Bosko, ndërron jetë në burg Andrea Bregasi

schedule15:30 - 20 Korrik, 2024

schedule 15:30 - 20 Korrik, 2024

Andrea Bregasi, i arrestuar në lidhje me atentatin në zonën e Don Boskos, në Tiranë ka ndërruar jetë në burgun e Fushë-Krujës.

Mësohet se ai ishte përdorues i lëndëve narkotike, së bashku me të burgosurin Afrim Shaqiri, i cili vdiq të premten.

Sipas mjekëve, të dy të burgosurit trajtoheshin me mjekim, konkretisht Metadon.

Kujtojmë që Bregasi mbahej në paraburgim prej 9 ditësh, ndërsa u arrestua në 11 korrik për pasi qëlloi me armë dhjetorin e kaluar në drejtim të një personi që fatmirësisht i shpëtoi plumbave.

Gjithashtu, ditën e premte, një tjetër i dënuar ka humbur jetën nga burgu i Fushë Krujës./abcnews.al