I arrestuar për atentatin e dytë ndaj Trump/ Ryan Routh del para gjykatës, nuk pranon akuzën  

schedule09:58 - 1 Tetor, 2024

schedule 09:58 - 1 Tetor, 2024

I dyshuari për tentativën për atentat ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump, është vetëdeklaruar i pafajshëm për 5 për pesë akuza federale.

Ryan Routh u shfaq veshur me një uniformë burgu ngjyrë bezhë dhe pranga në kyçet e dorës dhe këmbës.

58 vjecari, i cili gjithashtu është akuzuar për sulm ndaj një oficeri federal dhe për mbajtje t ë paligjshme armë zjarri, është urdhëruar të qëndrojë në paraburgim në pritje të gjykimit. Prokurorët kanë akuzuar Routh se synonte të vriste Trump ndërsa ish-presidenti amerikan po luante me golf në një prej fushave të golfit në Florida më 15 shtator.

Routh u arrestua pasi një agjent i Shërbimit Sekret pa tytën e një pushke që dilte nga shkurren aty pran ë. Agjenti hapi zjarr dhe Routh, i cili u largua me një automjet, u arrestua menjëherë pas kësaj.

Nëse shpallet fajtor, 58 vjecari përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm për akuzën e vrasjes.

Një dosje e mëparshme gjyqësore tregoi se Routh kishte shkruar një shënim muaj më parë duke thënë se ai synonte të vriste Trump. Në një letër të shkruar paraprakisht drejtuar “The world” dhe dërguar një dëshmitari të paidentifikuar, Routh duket se paralajmëroi një atentat të dështuar ndaj ish-presidentit.

“Unë u përpoqa” thuhet në letër, me ofertën e një shpërblimi në para për këdo “që mund ta përfundojë punën”.

58 vjecari është mbajtur në burg në Florida që nga arrestimi i tij më 15 shtator. Ai ka një precedent të gjatë penal, duke përfshirë një dënim për posedim të një mitraloz automatik, dhe si rezultat i ishte ndaluar të zotëronte armë zjarri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!