I arratisuri nga burgu pas dënimit të përjetshëm në SHBA, vjedh një armë në një banesë dhe ndryshon pamje

schedule09:58 - 12 Shtator, 2023

schedule 09:58 - 12 Shtator, 2023

Një vrasës i dënuar që u arratis nga një burg i Pensilvanisë muajin e kaluar duke u ngjitur mes dy mureve dyshohet se mbrëmjen e së hënës është future në një banesë dhe është qëlluar nga pronari I banesës pasi ka vjedhur një armë.

Mediat e huaja shkruajnë se autoritetet kanë paralajmëruar banorët se Danelo Cavalcande mund të jetë i armatosur, pasi dyshohet se nga banesa ai ka marrë një pushkë të kalibrit 22. Sipas pronarit të shtëpisë dhe përshkrimit që ai ka bërë dyshohet se është vrasësi i rrezikshëm që u arratis nga burgu me 31 gusht duke u ngjitur në një lartësi prej 1.80 metrash, vetëm një javë pasi u dënua me burgim të përjetshëm.

Autoritetet u kanë kërkuar vendasve të mbyllin dyert dhe dritaret e tyre, të sigurojnë automjetet e tyre dhe të qëndrojnë brenda derisa Cavalcante të gjendet.

Ndërkohë vijojnë kërkimet për gjetjen e tij në të gjithë zonën ku së fundi janë publikuar edhe pamjet e reja të tij me mjekër të hequr e me rroba të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!