I akuzuar për vrasje e mbetur në tentativë dhe grup kriminal, SPAK kërkon 25 vite burg për të “fortin” e Myslym Shyrit

schedule11:37 - 12 Prill, 2024

schedule 11:37 - 12 Prill, 2024

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Gjergj Cukalin, të akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë dhe grup kriminal.

Për Enver dhe Ermond Jamakun që bashkëpunuan me drejtësinë për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, u kërkua dënimi me 8 vite burg, raporton gazetari Ermal Vija.

Për Blendi Dedën dhe Flor Abazin 22 vite heqje lire dhe për Paris Prengën 21 vite burg.

Këta persona akuzohen për një sërë veprash penale nga grup kriminal, vrasje e mbetur në tentativë, shkatërrim prone me eksploziv dhe armëmbajtje pa leje lidhur me dy episode, vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit Gjon Mena dhe vendosjen e tritolit në automjetin e shtetasit, Artion Bylyku.

Ky i fundit është kunati i të shumëkërkuarit Domart Konjari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!