Një 60 vjeçar është arrestuar në Dibër pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Sipas policisë, shtetasi Qenan (Neziri) Tafa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Romës, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë proceduarat e ekstradimit./abcnews.al