U kërkoi masazh nxënësve, merret nën hetim mësuesi në Greqi

schedule16:50 - 24 Janar, 2025

schedule 16:50 - 24 Janar, 2025

Ministria e Arsimit e Greqisë ka nisur një hetim urgjent administrativ pas akuzave për sjellje të papërshtatshme të një mësuesi të edukimit fizik në një shkollë të mesme profesionale në ishullin Evia, pranë Athinës, i cili dyshohet se u kërkoi nxënësve ta masazhonin.

Sipas akuzave, gjatë një mësimi për teknikat e masazhit të Greqishtes së lashtë, mësuesi dyshohet se ka kërkuar që nxënësit t’i masazhojnë shpinën.

Ngjarja u bë publike pasi një foto u shfaq në rrjetet sociale ku shihet mësuesi i shtrirë gjysmë i zhveshur në një tavolinë masazhi.

Me rastin janë njoftuar autoritetet nga Drejtoria e Arsimit të Mesëm dhe Ministria e Arsimit, e cila ka kërkuar menjëherë fillimin e hetimeve.

Për momentin nuk ka më shumë informacione rreth rastit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!