Gjenerali i Emirateve të Bashkuara Arabe, Naser Al Raisi, është presidenti i ri i Interpol. Asambleja mbodhi përfaqësuesit e policisë së 194 vendeve. Presidenti i ri shpesh ka përfunduar në objektivin e organizatave humanitare dhe organizatave ndërkombëtare për akuzat për torturë dhe keqtrajtime ndaj të burgosurve politikë dhe disidentë.
Ndër këta të fundit është dhe Ahmed Mansur por dhe akademiku britanik Mark Hedxh i akuzuar për spiunazh në 2018-ën dhe i dënuar me burgim të përjetshëm. Hedxh u fal pas presionit të Londrës ndërsa Mansur është ende në burg.
Kandidatura e Al Raisi shkaktoi polemika dhe protesta në të gjithë Europën, sidomos në Francë dhe Gjermani ku deputetët i shkruan qeverive respektive duke kërkuar bojkotimin e tij. Gjenerali do të pasojë koreanin Kim Jong Jang, dhe mundi kandidatën e preferuar të Bashkimit Europian, Sarka Havrankova, zv/presidentja aktuale, kryetare e policisë në Republikën ceke.
/abcnews.al