I akuzuar për “Shpërdorim detyre” arrestohet ish-kryeinspektori i IMT-së në Dibër

schedule10:28 - 17 Korrik, 2021

schedule 10:28 - 17 Korrik, 2021

Ish-kryeinspektori i IMT në Dibër, Ermal Xhaka i shpallur në kërkim nga policia për veprën penale “Shpërdorim detyre” është ndaluar arrestuar ditën e sotme nga polica.

37-vjeçari Ermal Xhaka u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Inspektorati” të zhvilluar ditën e djeshme.

Kujtojmë se nga ky operacion ranë në pranga Fitim Raska 33-vjeç banues në Arras, Dibër, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– Jetmir Osmani, 32 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër;

– Shpëtim Iskurti, 51 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

-Agush Cena, banues në Peshkopi, me detyrë inspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër.

Sipas policisë persona e arrestuar përpiluan akte administrative fiktive dhe favorizuan dy persona të tjerë për të kryer ndërtim pa leje në një hapësirë publike.

Dibër/Informacion- Në vijim të operacionit policor të koduar “Inspektorati”, ku një ditë më parë u ndaluan 4 shtetas dhe u proceduan  penalisht  3 të tjerë për veprën penale “Shpërdorim Detyre”, nga shërbimet e Policisë së Dibrës u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim policor E. Xh., 37 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë ish-kryeinspektor i Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë Dibër, i dyshuar se ka konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”. Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!