I akuzuar për shitje të lëndëve narkotike, pranga 33-vjeçarit në Shkodër

schedule11:59 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 11:59 - 12 Dhjetor, 2024

Finalizohet operacioni policor i koduar “Survey”.

Policia e Shkodrës njofton se  është vënë në pranga një 33-vjeçar i cili ishte në kërkim. I riu rezulton i akuzuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve.

“Në vijim të kontrolleve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë kapur gjatë operacionit policor të koduar “Survey” dhe kanë vënë në pranga shtetasin 33 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në kuadër të një hetimi të kryer me metoda speciale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!