I akuzuar për korrupsion, ish-presidenti i Sudanit dënohet me dy vite burg

schedule15:00 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 15:00 - 14 Dhjetor, 2019

Ish-presidenti sudanez Omar al-Bashir u dënua me 2 vjet burg të shtunën nga një gjykatë e këtij vendi. Gjykatësi i këtij rasti tha se ish-presidenti 75-vjeçar, i cili u rrëzua nga pushteti në prill të këtij viti, do të dërgohet në një qendër të veçantë për ta vuajtur dënimin, e jo në burgjet e zakonshme.

Gjykata gjithashtu dha urdhër për konfiskimin e miliona eurove që autoritetet i kishin gjetur më herët në banesën e ish-liderit kur ishte rrëzuar nga pushteti. Bashir është gjithashtu person i kërkuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, e cila në vitet 2009 dhe 2010 kishte lëshuar fletarrestim kundër tij nën akuzat për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Organet e drejtësisë në Sudan i kanë hapur edhe disa raste të tjera gjyqësore, përfshirë akuzat për vrasjen e protestuesve dhe nxitje të dhunës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!