Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për korrupsion/ GJKKO kalon për gjykim dosjen e ish-prokurorit të Sarandës Kledian Llaho

schedule17:19 - 7 Maj, 2026

schedule 17:19 - 7 Maj, 2026

TIRANË– GJKKO pranoi kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj ish-kryeprokurorit të Sarandës Kledian Llaho dhe të 3 të pandehurve të tjerë, pjesë e të njëjtit procedim penal.

Të pandehurit e tjerë janë Vasil Bakalli, Pando Papuçi dhe Çlirim Shahini.

Akuzat e të pandehurve: 



-Kledian Llaho akuzohet  për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim.

-Vasil Bakalli, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarit, prokurorit, apo funksionarëve të tjerë të sistemit të drejtësisë” në bashkëpunim dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”, në bashkëpunim.

-Pando Papuçi, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”

-Çlirim Shahini, për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!