Elbasan – Një 42-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit pasi akuzohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
I arrestuari është M. K., 42 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit dhe Pasurisë në Drejtorinë Vendore Elbasan u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim M. K., 42 vjeç, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.
/abcnews.al/