I akuzuar për 20 vjedhje/ Policia greke publikon identitetin e 25 vjeçarit shqiptar, skema që përdorte për të kryer grabitjet

schedule10:12 - 24 Tetor, 2023

schedule 10:12 - 24 Tetor, 2023

Policia greke, me urdhër të Prokurorit, ka bërë publik identitetin dhe foton e një 25 vjeçari shqiptar të arrestuar në 3 tetor për 20 vjedhje në zonën e Pikermiou dhe lagjet fqinje të saj në Athinë. Ai është identifikuar si Klement Alban Tushe nga Lushnja.

Sipas policisë, Tushe bashkë me persona të tjerë kanë vepruar prej majit deri në gusht 2023 duke vjedhur banesa kryesisht në orët e pasdites kur mungonin banorët. Sipas policisë, ata dëmtonin edhe linjat telefonike për të shmangur rënien e alarmit gjatë vjedhjeve.

Veç 20 vjedhjeve në banesa, grupit i është vërtetuar edhe vjedhja e targave të një automjeti. Gjatë kontrollit personal dhe të banesës, Klement Tushes i janë gjetur dhe sekuestruar një sasi floriri dhe 19 ora dore, 7 celularë, 9 karta SIM, 2 thika, 1 Lap top, shkop, 0.66 gram “cannabis sativa”, 200 euro, 1 automjet, 1 elektrik dhe 1 kapele.

/abcnews.al