Hyseni: Lufta politike në Maqedoninë e Veriut do vijojë duke u ashpërsuar. Aziri: Po preket përfaqësimi i shqiptarëve

schedule16:30 - 15 Maj, 2024

schedule 16:30 - 15 Maj, 2024

Analisti, Blerim Hyseni ka deklaruar në emisionin “Ballkan Update” se lufta politike në  Maqedoninë e Veriut do të vijojë duke u ashpërsuar. Ai ka theksuar se kjo luftë do të bëhet për vendin e dytë, por fakti është se në këtë luftë janë kyçur dhe partitë politike shqiptare

“Partitë politike të opozitës janë bërë së bashku, në mënyrë që frontin europian t’i marrin dy deputetë. Këtu, do të theksoja që nuk bëhet fjalë vetëm që Fronti Europian do të zvogëlojë numrin e deputetëve, por lufta bëhet se kush do të marr vendin e dytë si parti politike me votues në Maqedoninë e Veriut. Do të thotë dhe natën e zgjedhjeve kur shpalleshin rezultatet në njësinë zgjedhore 6 dhe 5, KSHZ ashtu siç i vinin rezultatet, edhe lufta bëhej votë më votë nëpërmjet Frontit Europian dhe LSDM-së. Fakti është që në këtë luftë janë kyçur dhe partitë politike shqiptare dhe të përkujtojmë që marrja e vendit të dytë të Frontit Europian si parti më e madhe, do të impononte dhe në bazë të ligjit, që kryetari i KSHZ do t’i takonte opozitës më të madhe, dhe në këtë rast do të ishte Fronti Europian. Por gjithashtu dhe në bazë të rregullores së kuvendit të Maqedonisë së Veriut atëherë do t’i takonin disa komisione parlamentare opozitës dhe denjësisht partisë më të madhe opozitare. Gjithë kjo luftë bëhet për këto qëllime mendoj dhe mendoj që shqiptarët ta kenë parasysh këtë fakt dhe të veprojnë”, tha Hyseni.

Ndërsa,Emri Aziri nga Fronti Europian u shpreh se po preket përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe po bëhet një luftë politike ndaj “Frontit Europian”.

“Ne si Front Evropian prekemi nga kjo çështje, por me këto makinacione tentohet të preket përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, si kombi i dytë shtetëformues në vend. Besojmë që po bëhet një tendencë në KSHZ, bashkimin e të gjitha subjekteve politike maqedonase, fatkqësisht dhe objektit opozitar shqiptar me tipare të një tendence që ne shqiptarët e kemi luftuar këto 10 vite, tendencën e majorizimit teknik. Po e shohim se të gjitha anëtarët e KSHZ pavarësisht preferencën politike janë bërë bashkë. Në zonën e pestë zgjedhore, fatkeqësia më e madhe është që i merret deputetit të Frontit opozitar, do t’i shkojë partisë Liberale dhe kjo tendenca janë të qarta.

Deri më tani praktikat kanë qene që Komisioni për Financat dhe Buxhet, si një ndër komisionet më të rëndësishme i takon partisë së dytë opozitare në radhë dhe shumë përfitime të tjera në kuptimin pozitiv të fjalës do të ishte që për herë të parë në Maqedoninë e Veriut që një subjekt i udhëhequr nga shqiptarët të zërë vendin e dytë në radhitjen e deputetëve që do të ishte reflektim real i demografisë së vendit”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!