Hysaj: Humbja ndaj Anglisë na shërben si mësim për t’u ringritur, kujdes Andorrën!

schedule16:05 - 14 Nëntor, 2021

schedule 16:05 - 14 Nëntor, 2021

Pas humbjes 5-0 që Shqipëria pësoi me Anglinë, tani vëmendja duhet të kthehet te ndeshja e fundit kualifikuese e Botërorit “Katar 2022”.

Në konferencën për shtyp, Elseid Hysaj, tregon se është shumë  e vështirë që të luash kundër Andorrës pas një humbje të thellë me Anglinë.

Mbrojtësi i Lacios theksoi se duhet të kenë kujdes ndaj Andorrës sepse nuk kanë asgjë për të humbur dhe se në të kaluarën iu ka hapur shumë punë

“Është një humbje e thellë dhe na ka ulur pak motivimin, por këto ditë kemi qëndruar të bashkuar, është një humbje që duhet harruar, kemi dhe një ndeshje tjetër dhe do të kërkojmë maksimumin për t’i mbyllur në mënyrën më të mirë këto eliminatore.

Ishte një humbje vërtetë e rëndë por nuk duhet të harrojmë që luajtëm ndaj Anglisë, një kundërshtari që ka në përbërje lojtarë të kalibrit të lartë botëror, gjithsesi kjo humbje do të na shërbejë si një mësim për t’u ringritur.

Historia na thotë që Andorra është një ekip që bezdis të gjitha skuadrat dhe nuk është e lehtë të përballesh. Por ne gjatë këtyre viteve jemi rritur, jemi përmirësuar, jemi një skuadër më e fortë se më parë. E dimë që Andorra është një ekip i rrezikshëm, por ne do të hymë në fushë për të fituar. Vendi i 3-të është një pozicion i mirë për ne, e kemi vendosur disi në rrezik por gjithsesi besojmë që do ta mbyllim grupin me 18 pikë. E kemi vlerësuar maksimalisht Andorrën dhe do të kërkojmë 3 pikët në këtë sfidë”, deklaroi Hysaj. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!