Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, e cila kryeson partinë Alternativa, në koalicion me Albin Kurtin, thotë se qeveria e Kosovës vendosi të mos pranojë ofertën e Shqipërisë për të vaksinuar mësuesit me vaksinën kineze, për shkak të dyshimeve që kishin qytetarët për këtë vaksinë.
“Pamë se ka shumë dyshime, paraprakisht, ky është një proces që morëm indikacione mjaftueshëm nëse do të pranojnë ose jo… “, ka thënë Kusari.
Kusari-Lila komentoi gjithashtu futjen e Vetëvendojes me 3 kandidatë në zgjedhjet në Shqipëri, më 25 prill, duke thënë se ka një bindje tjetër.
“Ky është një aspekt për të cilin Lëvizja Vetëvendosje ka pasur një vendim, pjesë e të cilit nuk jam për faktin se kam një bindje tjetër në raport me pjesëmarrjen në zgjedhje…”, është shprehur ndër të tjera ajo.
Kryetarja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, ka edhe shtetësinë e Shqipërisë, por thotë se nuk do të votojë sepse nuk i njeh kandidatët në këto zgjedhje./abcnews.al