Pas divorcit të bujshëm me ish-bashkëshortin Johnny Depp, aktorja e njohur Amber Heard është vënë sërish në qendër të kritikave. Paraqitja e saj teksa ndodhej në një xhami, është bërë shkak që fansat të shpërthenin ndaj saj, duke e cilësuar si të papërshtatshme.
Prej disa ditësh, aktorja ndodhet në Stamboll ku dhe ka vizituar një nga xhamitë e qytetit. Heard ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shkruante se e kishte kaluar ditën duke eksploruar xhamitë dhe ishte e dashuruar pas qytetit.
34-vjeçarja është akuzuar se e ka vendosur Hijab-in thjesht për aksesor, pasi kraharori dhe qafa e saj janë zbuluar. Ndjekësit gjithashtu e kanë konsideruar ofendues faktin që aktorja nuk ka veshur reçipeta, për të cilëm thonë se nuk ka respekt për vendin dhe kulturën ku ndodhet.
“Amber Heard nuk ka respekt as për fenë dhe as për kulturën dhe këtë e kemi vërtetuar shumë herë. Poston teksa viziton një xhami. Përdor një Hijab si aksesor mode. Flokët dhe qafa e zbuluar dhe nga ana tjetër pa të brendshme.”, ka shkruar një ndjekës.
Megjithatë pas kritikave të shumta, aktorja është detyruar të fshijë të gjitha komentet, duke lënë vetëm një gjuhën turke, ku shkruhet: “Shumë bukur”. Kujtojmë që aktorja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave për raportin problematik me ish partnerin e saj. Johnny Depp dhe Amber u martuan në 2015 në një ceremoni private, por Heard bëri kërkesë për divorc një vit më vonë duke akuzuar Depp për abuzim në familje. /abcnews.al/