Hyri në bunker kur protestuesit rrethuan Shtëpinë e Bardhë, reagon Donald Trump

schedule20:28 - 3 Qershor, 2020

schedule 20:28 - 3 Qershor, 2020

Donald Trump ka reaguar pas raportimeve në mediat amerikane se Presidenti u fsheh në bunkerin e Shtëpisë kur rezidenca presidenciale u rrethua nga protestuesit.

Sipas një Republikani, pjesëtarët e Shërbimit Sekret e dërguan Trump në bunkerin nëntokësor në momentin që u mblodh turma.

Trump e ka hedhur poshtë këtë lajm duke e cilësuar si të rremë. Presidenti është shprehur se ka zbritur për një moment në bunker vetëm për inspektim.

“Epo ishte një raport i rremë. Unë kam zbritur dy ose tre herë. Ishte vetëm për inspektim. Dhe, ju shkoni atje, një ditë mund të keni nevojë. Unë zbrita, e pashë. Isha gjatë ditës, dhe nuk ishte problem. Ata më thanë se ishte koha e duhur për të zbritur poshtë e për t’i hedhur një sy, sepse ndonjëherë do të jetë nevoja për të”, ka deklaruar Trump.

Trump postoi vetë pamje nga protestat pranë Shtëpisë së Bardhë ndërsa komentonte: “Kam ndjekur çdo lëvizje dhe ndihem më se i sigurt”.

Ky bunker i veçantë nën Shtëpi të Bardhë është ndërtuar në mënyrë që presidentit dhe zyrtarët e tjerë të lartë të shtetit të strehohen, në rast të ndonjë sulmi terrorist apo të ndonjë ngjarje të jashtëzakonshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!