Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hynë për të vjedhur në banesë, hajdutët dhunojnë 54 vjeçarin në Fier

schedule15:17 - 16 Nëntor, 2023

schedule 15:17 - 16 Nëntor, 2023

Një 54 vjeçar nga Fieri është dhunuar këtë të enjte nga disa persona që kishin hyrë për të vjedhur në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Baltëz në orët e para të mëngjesit.

Sipas policisë, autorët kanë dhunuar të zotin e shtëpisë por nuk kanë vjedhur asgjë. Për shkak të dëmtimeve, 54 vjeçari po merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut.

Në vijim të hetimeve, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Fier disa shtetas që po merren në pyetje, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.



Gjithashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!