Huta e malit u gjet e masakruar në Përmet/ Veterineri që i dha ndihmën e parë: Ishte një zog 1-vjeçar pa eksperiencë

schedule08:37 - 10 Tetor, 2023

schedule 08:37 - 10 Tetor, 2023

Një hutë mali u gjymtua me mjete të forta dhe u varë në një gardh, ku u la të vuaj.  Pas kësaj masakre, zogu i rrallë u mbajt në mjekim ku dhe iu dha ndihma e parë. Ndërkohë, autori u arrestua nga policia, edhe në banesën e tij iu gjendën dhe dy sorkadhe të vrara.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, veterineri Ariel Vasili, tregoi se huta kishte tre thyerje në krahë dhe thyerje në këmbën e djathtë.

Ai tha se huta e malit është një zog i mbrojtur dhe në rastin konkret ishte shumë i vogël, vetëm 1-vjeç, ndryshe nga të tjerat me një ekperiencë 10-vjeçare. Sakaq, Vasili theksoi se në Shqipëri gjuetia është e jashtëligjshme dhe kjo është një ngjarje vërtetë e rëndë.

Ideja është që gjatë manipulimit për ta nxjerrë nga gardhi mund të jetë bërë ndonjë dëmtim. Dëmtimi më i madh sigurisht që është bërë nga personi që e ka varur. Mbrëmjen e djeshme, mesa jam në dijeni nga kolegët është arrestuar një person, të cilit i janë gjetur dy sorkadhe të vrara. Duhet të kuptojmë që në Shqipëri e kemi gjuetinë të jashtëligjshme.

Huta e malit është një zog i mbrojtur. Ishte një individ i ri, le të themi, jo i vogël, 1-vjeçar, nga këto që janë të pavarur në ushqim, por nuk është se kanë ekperiencën e një zogu 10-vjeçar. Mund të kapen me çarqe. Gjithashtu nëse kapen me një batanije nga lart, kanë tendencën të bëjnë sikur kanë ngordhur. Nuk është aq e lehtë për ta bërë këtë gjë, por dhe aq e vështirë nuk është.

Më vjen keq, sepse unë me bashkëpunëtorët e mi kemi arritur të shpëtojmë me dhjetëra huta, por kjo arriti të dali në televizor”, u shpreh ndër të tjera veterineri./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!