“Mos harroni një gjë, këtu jemi vetëm djem të rinj, na vrisni po të doni. E papranueshme të vrasësh Klodian Rashën. Jepni dorëheqjen”.
Më këto thirrje vijon prej orës 16:15 protesta përpara ministrisë së Brendshme e një grupi qytetarësh që kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj pas ngjarjes së djeshme, ku një i ri u ekzekutua nga një efektiv policie.
Me gurë, shishe dhe hurma në drejtim të ministrisë, situata është tensionuar ku nuk kanë munguar edhe momentet e përplasjes mes protestuesve dhe policisë.
“Do të rezistojmë këtu derisa të vihet drejtësia” ishte premtimi i protestuesve. “Jo politikë. Nuk është miting politik, është i popullit” tha një tjetër qytetar.
Lexo edhe: Protesta për vrasjen e të riut: Mjaft fjetët
“Nuk do t’ lejojmë të na vrasin djemtë tanë, po i rrisim me gjak. Bashkohuni për të ruajtur rininë tonë, poshtë vrasësit dhe kriminelët” tha një prind.
Lexo edhe: Vrasja e të riut nga polici, protestë te ministria e Brendshme: Të largohet Lleshaj
Ndërkohë që Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi” në mënyrë simbolike ndezi një qiri dhe e vendosi para memorialit të policëve të rënë në krye të detyrës, që ndodhet pranë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme./ db/Abcnews.al