Hungaria vendos veto ndaj paketës së ndihmës së BE-së për Ukrainën

schedule15:12 - 6 Dhjetor, 2022

schedule 15:12 - 6 Dhjetor, 2022

Hungaria ka vendosur veto ndaj paketës së ndihmës prej 18 miliardë eurosh për Ukrainën, duke detyruar Komisionin Europian dhe vendet e BE-së të kërkojnë një alternative për të siguruar që Ukraina të marrë ndihmën e nevojshme.

Komisioni tani do të përpiqet t’i “sigurojë zgjidhjen e nevojshme Ukrainës që nga janari”, tha komisioneri i buxhetit i BE-së, Johannes Hahn, gjatë një takimi të ministrave ekonomik të bllokut.

Plani hungarez i rimëkëmbjes dhe 5.8 miliardë euro grante, dhe vendimi për të ngrirë 7.5 miliardë euro të fondeve të BE-së për Hungarinë për çështjet e korrupsionit janë shtyrë gjithashtu.

“Ne nuk arritëm ta miratonim paketën në tërësi, por nuk do të dekurajohemi. Ne do të fillojmë disbursimet për Ukrainën në janar,” tha Ministri çek i financave, Zbynek Stanjura.

Ai i kërkoi Këshillit të punonte për “një zgjidhje të mbështetur nga 26 shtete anëtare”, e cila do të shmangte veton e Hungarisë.

27 vendet e BE-së kanë afat deri më 19 dhjetor për të marrë një vendim.

/abcnews.al