Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijjarto ka deklaruar se do të vazhdojë të blejë naftën apo gazin rus dhe ka refuzuar gjithashtu të furnizojë me armë Ukrainën. Sipas tij, kjo është mënyra e vetme që të mbrojë vendin kundër pushtuesve të huaj, sipas skynews.
Ai tha se përpjekja për të zëvendësuar furnizimin me energji të Rusisë përfshinte kosto të larta që do të paguheshin nga populli hungarez. Sipas tij nëse Hungaria nuk do t’i dorëzonte armë Kievit në mënyrë që të shmangte vënien në rrezik të 150,000 hungarezëve që jetojnë në perëndim të Ukrainës.
“Për ne, qëllimi kryesor është që të mos përfshihemi në këtë luftë në asnjë mënyrë”, tha ai.
/abcnews.al